Lajme

Haxhiu për operacionin “Pika”: Në të kaluarën, drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka shprehur përkrahjen e saj për aksionin e sotëm të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale që po zhvillohet në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ministrja Haxhiu ka thënë se në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim.

“Në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim. Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Operacioni “Pika”

“Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët” – vazhdon më tej ministrja e MD-së.

Ndërsa, ka shtuar se mbështetja e qeverisë në raste të tilla është e parezervë. /Shqip.com