Sport Shqiptar

Muhamed Ramadani – e “rrëmben” medaljen e argjendtë

Muhamed Ramadani

Edhe një medalje.

Muhamed Ramadani është fitues i medaljes së argjendë – në në Kupën Evropiane të Atletikës në hedhje për grumposhat U-23.

Atleti nga Kosova e hedhi gjylën në largësi prej 18.60 metra – duke i siguruar vetës një edhe një sukses të madh.

Ky kompeticion u mbajt në Portguali – dhe konkurenca nuk ishte aspak e lehtë, por ai ia doli të renditet i dyti.

Këtë njoftim e ka bërë Komitieti Olmpik i Kosovës përmes një postimi në Facebook.

KOK-u shkruan se “atleti Muhamet Ramadani fitoi medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane të Atletikës në hedhje për U-23, që po mbahet në Leiria të Portugalisë.
Ai hedhi gjylën 7 kg, 18.60 metra”.

Për Ramadanin – kjo ishte edhe një dëshmi se po e pret një e ardhme e ndritur në këtë sport.

Ai – paraprakishte e kishte fituar medaljen e artë – në hedhjen e gjyles në Kampionatin Ballkanik U -20 në palestër. /Shqip.com