Zelensky: Prioritet është ndihma e qytetarëve në Mariupol

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se detyra kryesore të dielën është të çojë karvanin humanitar që po udhëton drejt qytetit të rrethuar të Mariupolit në destinacionin e saj.
Zelensky, ka njoftuar se karvani humanitar është dy orë larg Mariupolit, vetëm 80 kilometra larg, shkruan CNN.
“Ne po bëjmë gjithçka për të kapërcyer rezistencën e pushtuesve, të cilët po bllokojnë edhe priftërinjtë e kishës ortodokse, të cilët po shoqërojnë autokolonën me ushqime, ujë, ilaçe.”
“Ukraina ka furnizuar 100 tonë, nevojat bazë për qytetarët e saj,” tha ai.
Karvani u nis të shtunën nga qyteti i Zaporizhzia.
Mariupol është nën rrethim për më shumë se një javë. Pjesa më e madhe e qytetit është pa energji dhe ujë.
Zelensky tha se pas 18 ditësh konflikt, “Rusia ka humbur mijëra automjete ushtarake, 74 avionë dhe 86 helikopterë”.