Transportuesit i japin 72 orë ultimatum Qeverisë për ta anuluar vendimin për uljen e çmimit të biletave

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve, Ruzhdi Kurishaj, është shprehur kundër vendimit për uljen e çmimit të biletave të transportit ndërurban për disa kategori të caktuara.
Kurtishaj këtë vendim e cilëson si shkelje të ligjit për të cilin thotë se do t’i drejtohen Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Kushtetueses.
“Kemi marrë tri vendime. E para ka të bëjë me masën e përkohshme, pra Këshilli Drejtues me anë të një kërkesë-padie, do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës Kushtetuese për shkeljet ligjore dhe për mohimin e të drejtave tona si treg i lirë”, tha ai.

Ndër tjerash, theksoi se kanë marrë edhe dy vendime të tjera, ku në njërin prej tyre thuhet se Qeverisë i kanë vendosur ultimatum prej 72 orësh për ta anuluar vendimin, në të kundërt, paralajmërojnë protesta.
“Vendimi i dytë ka të bëjë me çështjen që ne po kërkojmë që brenda 72 orësh qeveria ta anulojë këtë vendim, ne presim reflektimin e Qeverisë, anulimin e vendimit në afat prej 72-orësh dhe të ulet këtu në Oden Ekonomike bashkë me Shoqatën dhe të zbatojnë marrëveshjen e shkruar mes qeverisë dhe shoqatës për subvencionim të transportit rrugor, nëse kjo nuk aprovohet, atëherë vendimi i tretë pason që të organizohet protestë apo të vazhdohet protesta sepse e t që protesta është e pezulluar dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Kurtishaj.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është marrë vendim për uljen e çmimeve për biletat e transportit ndërurban për autobusë për disa kategori.
“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritët që prek më shumë kjo gjendje, duke përcaktuar kështu çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për kategoritë e lartpërmendura, me këtë vendim përgjysmohet çmimi i biletës aktuale”, ka njoftuar Durmishi.
Sipas tij, kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të natës./Shqip.com