Lajme

Eurodeputeti bullgar: Është koha e fundit që BE t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk vlerëson se tani është momenti i fundit që Bashkimi Evropian të ia heqë vizat Kosovës dhe shtetet anëtare të BE-së ta njohin pavarësinë e vendit.

Ai këto komente i ka bërë në Twitterin e tij pas takimit që ka patur me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz.

“Është koha e fundit që BE t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njohin vendin për të ecur përpara në integrimin e saj euroatlantik. Ky ishte mesazhi im për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministren e jashtme Donika Gërvalla-Schëarz.”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, Osmani e ka falënderuar Kyuchyuk për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka shprehur kënaqësinë për takimin e tyre./Shqip.com