Pritje të gjata deri në dy orë e gjysmë në Merdarë
Publikuar:
(04.08.2021 08:41:41)

Pritjet e gjata në pikat kufitare kanë vazhduar edhe përgjatë ditëve të punës, njofton Shqip.com.
Siç bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikëkalimin në Merdarë janë shënuar pritjet më të gjata.
Pritjet në hyrje janë një orë e gjysmë deri në dy orë. Ndërsa në dalje dy orë deri në dy orë e gjysmë.
Poashtu kolona të gjata ka edhe te pika Dheu i Bardhë. Si në hyrje ashtu edhe në dalje pritjet janë 45 minuta deri në një orë.
Kurse në Jarinje dhe pikëkalimet tjera kufitare pritjet në hyrje-dalje të territorit të Kosovës, janë më të shkurta se 10 deri në 15 minuta. /Shqip.com
