Lajme

Një i vdekur dhe 37 raste pozitive me COVID-19, në Kosovë

COVID-19
COVID-19

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 1.057 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë këtyre 24 orëve, është shënuar një rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar 55 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.816.842 doza të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive është 812./Shqip.com