Lajme

Regjistrohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri

Zjarret në Shqipëri

Është regjistruar viktima e parë nga zjarret në Shqipëri.

Raportohet që një 55 vjeçar në Gjirokastër ka ndërruar jetë.

Viktima së bashku me gruan, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë, po përpiqeshin të shuanin flakët në shtëpi, raporton Top Channel, transmeton Shqip.com

Njësitet përkatëse janë mobilizuar për ta luftuar zjarrin që ka kapluar jugun e shtetit shqiptar.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u bëri  thirrje banorëve që të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit. /Shqip.com