“El Ferrari” – sinonim i asistimeve

Nofka “El Ferrari” nuk iu vu rastësisht.
Benzina nuk po i mbaron, ani pse ka 33 vjet në supe.
Jordi Alba është mbrojtësi – me më së shumti asistime në top pesë ligat evropiane – në dekadën e fundit.
Spanjolli është autor i 55 asistimeve – dhe e mban stafetën.

Pas tij renditen Andreë Robertson (48), Trent Alexander-Arnold (44), bashkëlojtari i tij Dani Alves (38) dhe Marcelo i Real Madrid (37).
Ndërsa, nëse llogaritën të gjitha statistikat e përgjithshme – ai ka asistuar në 82 gola.
Sezoni – më efikas për të ishte 2018/19 ku dhuroi 18-të asistime në të gjitha garat.
Lojtarët që kanë përfituar më shumë nga pasimet e Jordit – kanë qenë Leo Messi (23) dhe Luis uarez (20).

Ata pasohen nga Griezmann (6), Ansu Fat i (5), Neymar Jr dhe Coutinho (3), Memphis, Frenkie de Jong, Pedro, Alexis Sánchez dhe Xavi (2), dhe nga një për Aubameyang, Braithëaite, Dembélé, Mingueza, Paco Alcácer, Pedri, Pique, Sergi Roberto, Arda Turán, Vidal, Villa dhe tani, pas të dielës, Ferran Torres. /Shqip.com