KFOR ende nuk i është përgjigjur kërkesës së Kosovës për bllokimin e hapësirës ajrore
Publikuar:
(08.03.2022 20:47:35)

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se i kanë kërkuar KFOR-it ta bllokojnë hapësirën ajrore të Kosovës, por që deri tani nuk kanë marrë përgjigje pozitive.
Gërvalla duke folur për Tv Dukagjini, ka thënë se Kosova dëshiron me këtë t’i bashkohet SHBA-së dhe BE-së me sanksione ndaj Serbisë.
“Kemi kërkuar ditën e parë nga KFOR-i për ta bllokuar hapësirën ajrore të Kosovës. KFOR nuk e ka marrë ende për bazë kërkesën tonë. E kemi përsëritur kërkesën tonë dhe shpresojmë për mirëkuptim nga KFOR”, ka thënë Gërvalla.
Gërvalla ka thënë se kërkesa e Kosovës nuk është refuzuar, por është në shqyrtim.
“Nuk kemi refuzim, por është thënë që kanë dërguar pyetje në NATO dhe janë duke pritur”, ka thënë ajo.