I sekuestrohet thika në shkollë, arrestohet nxënësi nga Prishtina
Publikuar:
(08.03.2022 09:33:53)
Është arrestuar një nxënës në Prishtinë pasi që i është gjetur një thikë.
Policia e Kosovës ka njoftua se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë në ora 12:55 në rrugën “Ibrahim Lutfiu”.
“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar nxënës për shkak se i është gjetur dhe sekuestruar një thikë”, thuhet në njoftim.
PK ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./Shqip.com