Shtyhet ndeshja e Ukrainës me Skocinë

Ndeshja ndërmjet Skocisë dhe Ukrainës, e cila ishte paraparë të zhvillohej më 24 mars është shtyrë.
Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në kuadër të ndeshjeve të play-off të gjysmëfinales së Kupës së Botës.
Tani ndeshje është shtyrë dhe pritet të zhvillohet në qershor.
Organizata botërore e futbollit, FIFA, ka rënë dakord me një kërkesë javën e kaluar nga Federata e Futbollit të Ukrainës.
Fituesit e gjysmëfinales në Hampden Park do të përballen me Austrinë ose Wales-in për një vend në finalet e Kupës së Botës të nëntorit në Katar.
Futbolli i brendshëm ukrainas është ndalur që kur vendi u pushtua nga Rusia, më 24 shkurt.
Rusia është pezulluar nga i gjithë futbolli ndërkombëtar dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në play-off-in e planifikuar kundër Polonisë./Shqip.com