Liverpoolit i mjafton goli i Manes për të mposhtur West Hamin
Publikuar:
(05.03.2022 21:02:12)

Liverpooli ka mposhtur në “Anfield”, West Hamin, fitore me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së 28-të në Premier League.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 28-të kur Mane realizoi, pas asistit të Trent Alexander-Arnold.
Ky ishte goli i vetëm në ndeshje edhe pse të dyja skuadrat patën mundësi shënimi.
Liverpooli vazhdon formën fantastike, duke e regjistruar fitoren e shtatë radhazi në Premierligë.
“Reds” janë vetëm tri pikë prapa liderit, Manchester Cityt.
Në anën tjetër, West Ham mbetet i pesti me 45 pikë, dy më pak se Manchester United.
Ndeshjen e radhë Liverpooli e ka kundër Interit në Champions League, derisa West Ham përballet me Sevillan./Shqip.com