Rozë Ndërkombëtar

Këngëtarja e famshme mund të jetë martuar fshehurazi, ky detaj shtoi dyshimet

Britney Spears dhe i fejuari,

Këngëtarja e famshme Britney Spears ka lënë të kuptohet se mund të jetë martuar fshehurazi me të fejuarin, Sam Asghari.

Kjo pasi në një postim në Instagram i është referuar atij si bashkëshort.

Kaq mjaftoi që të nisnin spekulimet se mund të kenë lidhur kurorë.

Dyshja kanë qenë në një arratisje romantike dhe dje festuan ditëlindjen e 28-të të Sam.

Ylli i muzikës u fejua në shtator të vitit që lamë pas, në një kohë kur këngëtarja po priste fundin e kujdestarisë.

“Nuk mund të besoj”, ka qenë përshkrimi i videos në të cilën shfaq një unazë diamanti të gdhendur me fjalën ‘luaneshë’.

Unaza e diamantit me katër karat është gdhendur brenda me fjalën ‘luaneshë’ sepse është pseudonimi i tij për të.

Pak javë më pas, gjykata i dha fund kontrollit të babait mbi financat dhe jetën e saj. Ata filluan të takoheshin në vitin 2016 pasi u takuan në xhirimet e “Slumber Party”./SHQIP.com