Rozë

Një tjetër VIP “thumbon keq” Arjola Demirin

Arjola Demiri

Arjola Demiri është njëra ndër banorët më të komentuara të Big Brother.

Ajo është dalluar me debate të forta që kishte brenda shtëpisë, mirëpo të tilla po ka edhe pas daljes.

E kjo e fundit është duke marrë thumba të shumtë nga VIP-at shqiptar.

Më i fundit është aktori i humorit, Ledio Lako, i cili e “ka thumbuar” tërthorazi gjatë një interviste të dhënë së fundmi.

Ledio është shprehur se në rrugën e artit nëse hyn është shumë e vështirë të dalësh, por sipas tij, ka disa aktorë që kanë dalë nga shinat.

“Në gjithë rrugën e artit po hyre është një rrugë pa kthim. Por, ka shina. Kush aktor është i disiplinuar di t’i mbajë shinat, ka shumë të tjerë që duan të dalin në det, duan të bëjnë koris të reja…”, tha ai në “Wake UP”, duke iu referuar me fjalët “korsi të reja” që duan të eksplorojnë gjëra të tjera.

Ndryshe, Arjola është eleminuar në gjysmëfinale nga Big Brother./SHQIP.com