Sport Ndërkombëtar

Milani me lehtësi kalon Salernitanas, Martinez shënon Hat-Trick

Interi ka rimarr kryesimin e Serie A, pasi mposhtën me lehtësi Salernitanan.

Interi triumfoi me rezultatin 5:0 në “Giuseppe Meazza” në kuadër të xhiros së 28-të të elitës së futbollit italian.

Dy golat e parë u shënuan nga Lautaro Martinez dhe të dyja golat u asistua nga Nicolo Barella.

Të parin e realizoi në minutën e 22-të dhe të dytin, pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Martinez e kompletoi tregolëshin në minutën e 56-të, kur u asistua nga Edin Dzeko.

Vetë Dzeko u përkujdese për rezultatin final të ndeshjes, me dy golat e minutës së 64-t dhe të 69-të.

Me këtë fitore, Interi kthehet në pozitën e parë me 58 pikë, një më shumë se Napoli dhe Milani./Shqip.com