Lajme

Ministri i Bujqësisë deklaron se bujqit do të subvencionohen pas rritjes së çmimeve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se për shkak të rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore ata do të reagojnë duke rritur mbështetjen për bujqit.

Ka deklaruar se bujqit do të subvencionohen dhe se pakoja e lehtësirave do të prezantohet në javën e ardhshme.

“Përkrahja do të jetë substanciale për shumicën e produkteve e posaçërisht për produktet strategjike për siguri kombëtare siç janë drithërat respektivisht gruri, mandej perimet, kulturat pemëtare e të tjera”, ka shkruar ai.

Ndryshe Partiasocialdemokrate kishte protestuar para Ministrisë së Bujqësisë duke kërkuar që të reagojë dhe të subvencionojë bujqit pas rritjes së çmimeve të karburanteve dhe inputeve tjera bujqësore./Shqip.com