Atletët rusë dhe bjellorusë janë përjashtuar nga Lojërat Paralimpike Dimërore Pekin 2022

Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik do të ndalojë atletët rusë dhe bjellorusë nga Lojërat Dimërore Paraolimpike të Pekinit 2022, të cilat fillojnë të premten.
Rusia po përgatitet të ngrejë një padi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv pas këtij vendimi, njoftoi të enjten agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, ka shkruar BBC.
“Aktualisht jemi duke punuar për të krijuar pozicionin tonë ligjor për të ngritur padi për mbrojtjen e të drejtave të sportistëve tanë, kundër diskriminimit të atletëve bazuar në përkatësinë e tyre etnike dhe përdorimin e sportit si një mjet presioni politik,” Ministri rus i Sportit Oleg.
Parsons tha se vendimi i IPC ishte gjithashtu një çështje sigurie, me situatën në fshatin e atletëve duke u bërë “e paqëndrueshme” ndërsa tensionet përshkallëzohen.
Vendimi vjen më pak se një ditë pasi IPC fillimisht i lejoi atletët nga të dy vendet të garonin si neutralë nën flamurin Paralimpik dhe himnin Paralimpik.
Nga ku vendim janë prekur 83 atletë nga të dy vendet./Shqip.com