Borrell konsideron se Rusia është duke shkelur ligjet e luftës
Publikuar:
(01.03.2022 10:37:09)
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se bombardimi i infrastrukturës së civilëve në Kharkiv të Ukrainës nga forcat ruse paraqet shkelje të rregullave të luftës.
Ai ka deklaruar se BE-ja është në anën e Ukrainës.
“Granatimi i infrastrukturës civile në ditën e djeshme në Kharkiv paraqet shkelje të ligjeve të luftës. BE-ja qëndron në këto momente dramatike me Ukrainën”, ka shkruar në Twiter.
Ndryshe në ditën e gjashtë raportohet se janë vrarë 102 civilë por frika është se ky numër është më i madh. Rusia nuk është duke hequr dorë nga plani i saj për pushtimin e territorit të Ukrainës./Shqip.com