Lajme Botë

SHBA ka larguar 12 diplomatë të misionit rusë në OKB

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar 12 diplomatëve rusë të Kombeve të Bashkuara që të largohen për shkak të angazhimit të tyre të pretenduar në “aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë, ka njoftuar ambasadori Richard Mills, Zëvendës Përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara.

Ndërkaq, Ambasadori rus në OKB Vassily Nebenzia u përgjigj duke thënë se shpjegimi i Mills për dëbimet ishte “jo i kënaqshëm”, shkruan CNN.

Misioni i SHBA në OKB tha gjithashtu në një deklaratë se 12 diplomatët rusë ishin “operativë të inteligjencës…të cilët kanë abuzuar me privilegjet e tyre të qëndrimit në SHBA duke u përfshirë në aktivitete spiunazhi që janë të dëmshme për sigurinë tonë kombëtare”.

“Ne po e marrim këtë veprim në përputhje me marrëveshjen e selisë. Aksioni i sotëm ka qenë në punë prej disa muajsh”, tha zëdhënësja e misionit amerikan Olivia Dalton.