Edhe një humbje për La Lakers
Publikuar:
(28.02.2022 08:19:24)

Los Angelos Lakers ka pësuar edhe humbjen e radhës në NBA.
Kësaj here është mposhtur nga New Orleans Pelicans, me rezultat 123-95.
Në këtë takim, basketbollisti më i dalluar te skuadra vendase ishte CJC McCollum, i cili realizoi 22 pikë, asistoi tetë herë dhe bëri pesë kërcime.

Teksa, ndeshje të mirë pati edhe Bramdon Ingram – me 19 pikë, tetë asistime dhe pesë kërcime.
Në anën tjetër, te Lakers edhe në këtë takim më i miri ishte LeBon James.
“King” shënoi 32 pikë, bëri tri asistime dhe gjashtë kërcime.
Përkundër kësaj fitore, Pelicans nuk po kalojnë një sezon të mirë, pasi gjenden në vendin e 10-të të konferencës Perëndimore.
Kurse, Lakers janë një pozitë më lartë. /Shqip.com
