Të hënën nis faza katërt e dezinsektimit në Prishtinë
Publikuar:
(01.08.2021 21:00:38)

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën nis faza katërt e dezinsektimit hapësinor.
Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se dezinsektimi do të vazhdojë deri më 7 gusht.
“Ftojmë qytetarët për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanimë”, ka shkruar Ahmeti./SHQIP.com
