Lajme Botë

Komisioni i Pavarur i Mediave largon nga transmetimi kanalet ruse

Kanalet nga Federata Ruse nuk do të lejohen që të shfaqen në shtëpitë e kosovarëve.

Ky është vendimi i Komisionit të Pavarur të Mediave i cili i ka urdhëruar operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi për shkak të krizës Ukrainë-Rusi. 

Ky vendim sipas tyre është në funksion të mbrojtjes nga propaganda ruse.

“Qëllimi i këtij vendimi është parandalimi i propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës dhe jo pengimi dhe cenimi i lirisë së fjalës dhe lirisë së medias” thuhet në njoftimin e Komisionit /Shqip.com