Pas Polonisë edhe Suedia refuzon të luajë kundër Rusisë në Botëror

Pas Polonisë edhe Suedia ka refuzuar të luajnë kundër Rusisë në play-offin e Kupës së Botës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar Federata suedeze e Futbollit.
“Bordi i Federatës Suedeze të Futbollit ka vendosur që kombëtarja suedeze e meshkujve nuk do të luajë ndeshjen e mundshme në play-off kundër Rusisë, pavarësisht se ku do të luhet ndeshja. Bordi Federal i kërkon gjithashtu FIFA-s të anulojë ndeshjet e play-off-it në mars, në të cilat merr pjesë Rusia”, ka njoftuar skuadra suedeze.
Suedia luan më 24 mars kundër Çekisë, dhe në rast fitoreje, do të luajë me fituesin e ndeshjes Poloni – Rusi për të siguruar biletën për në Botërorin e Katarit.
Mirëpo, Polonia më herët konfirmoi se refuzon të luajë ndaj Rusisë pas pushtimit që po i bën Ukrainës.
UEFA e dënoi Rusinë të premten duke ia hequr të drejtën ta organizojë finalen e Ligës së Kampionëve dhe e zhvendosi në Paris./Shqip.com