Lavrov: Askush s’do sulmojë njerëzit e Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Segoi Lavrov, ka thënë që “askush s’do sulmojë njerëzit e Ukrainës”, pavarësisht vazhdimit të sulmeve nga forcat ruse të premten.
Ai i ka treguar CNN se nuk do ketë “sulme në infrastrukturën civile”.
“Unë do ta theksojë: lexoni çka ka thënë Putin. Jo sulme në infrastrukturën civile, jo sulme në personelin e ushtrisë Ukrainase, jo në vendet ku ata banojnë, ose në vendet jo të lidhura me objektet ushtarake. Statistikat që ne kemi e konfirmojnë atë”, ka thënë Lavrov.
“Askush nuk do t’i degradojë në asnjë mënyrë Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ne po flasim për parandalimin e neo-Nazistëve dhe atyre që promovojnë gjenocid që të udhëheqin shtetin”, vazhdoi ai.
“Regjimi i tanishëm i Kievit është nën kontrollin e dy mekanizmave. Së pari, nga Perëndimi dhe ShBA-të. Dhe së dyti, neo-Nazistëve”, tha ai, duke përsëritur pohimet e pabazuara që janë mohuar vazhdimisht nga presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky.