Lajme Botë

Reshjet e dendura të borës në Japoni, pezullohet trafiku hekurudhor dhe ajror

Reshjet e dendura të borës goditën Japoninë veriore të hënën, duke ndërprerë trafikun ajror dhe hekurudhor.

Ndërkaq autoritetet kishin paralajmëruar stuhi dhe dallgë të larta për rajonin, si dhe pjesë të lindjes së vendit.

Japonia ka anuluar më shumë se 140 fluturime, si dhe ka pezulluar të gjitha udhëtimet me tren.

Sipas mediave të huaja, më shumë se 970 udhëtime hekurudhore u pezulluan në Sapporo dhe pjesë të tjera të Hokkaido në mëngjes, duke përbërë më shumë se 70 për qind të mesatares ditore të rajonit prej rreth 1230 shërbimesh hekurudhore.

Me zonat afër Sapporos ku pritet të bie borë deri në 50 centimetra deri të martën në mëngjes, mund të preken më shumë shërbime treni.

Kryeqyteti i Hokkaidos regjistroi reshje dëbore prej 11 cm në 24 orë deri në orën 6 të mëngjesit të së hënës, sipas Agjencisë Meteorologjike.

Një aksident trafiku që përfshin automjete të shumta ndodhi në autostradën Hakodate-Esashi në Hokuto, Hokkaido, me shtatë persona të lënduar, njëri prej tyre besohet të jetë i vdekur, thanë punonjësit e shpëtimit lokal.