Barçën e Xavit nuk e ndalën as “lakuriqët”

U prit të jetë një derbi, por në fushën e gjelbër u duk si “stërvitje”.
Barcelona ka deklasuar Valencian me rezultat 1-4 në udhëtim dhe ka arkëtuar tri pikë të arta.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi pas 23 minutave lojë. Realizator ishte Pierre-Emerick Aubameyang.
Për 32 vjeçarin – ky moment ishte i veçantë, pasi e shënoi golin e parë me fanelën e kaltaulasve.
Vendasit nuk u kundërpërgjigjën dot, teksa në anën tjetër katalunasit vazhduan të sulmojnë.
Pas 11-të minutave Frenkie De Jong realizoi për 2-0. Por, as ky rezultat nuk i ngopi blaugranët.
Ata dukeshin të “uritur”. Aubameyang shënoi përsëri – në minutën e 38-të dhe i dha sigurinë skuadrës së tij.
Pjesa e dytë – nisi më mirë më vendasit që shënuan me anë të Carlos Soler, por kjo qe e gjitha çka mundi të bëjë Valencia.
Ndërsa, katalunasit shënuan edhe një herë – me anë të Pedri Gonzales, i cili realizoi një eurogol.
Me këtë fitore, Barcelona ngritet në vendin e katërt në La Liga – me 42 pikë të grumbulluara.
Një më pak se Real Betis – i vendit të tretë dhe 15-të prapa Real Madrid që është lider.
Kurse, Valencia mbetet ende pa fitore në vitin 2022, dhe gjendet në pozitën e 12-të. /Shqip.com