Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë
Publikuar:
(20.02.2022 16:44:03)

Në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Shqip.com se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Policia ka sekuestruar disa gëzhoja, nuk raportohet për t’ lënduar, rasti vazhdon të trajtohet nga njësitet përkatëse”, ka thënë Zahiti./Shqip.com