Sport Ndërkombëtar

“Djajtë e Kuq” i rikthehen fitoreve në Premierligë

Harry Maguie

Gjashtë gola, një fitues.

Manchester United ka triumfuar 2-4 në udhëtim te Leeds United.

Golin e parë në këtë takim e realizoi, Harry Maguire – në minutën e 34-të.

Qendërmbrojtësi anglez po përballet me kritika të shumta për shkak të paraqitjeve të tij – në këtë sezon. Teksa, ky gol – mund ta bëjë të ndjehet rehat paksa.

Por, “Djajtë e Kuq” nuk u mjaftuan me vetëm këtë gol dhe arritën që të realizojnë edhe një herë në pjesën e parë.

Autor ishte Bruno Fernandez, kurse asistoi Jadon Sancho.

Në pjesën e dytë, vendasit nuk u ndalën së sulmuari dhe iu shpërblye.

Fillimisht, Rodrigo në minutën e 53-tëm më pas Raphinha – një minutë më pas – shënuan nga një gol dhe “Elland Road” shpërtheu në festë.

Goli i shënuar nga Rodrigo

Ama, as mysafirët nuk u dorëzuan – përkundër se pësuan dy gola – për dy minuta.

Pas një tjetër asistimi të dhënë nga Sancho, Fred e tundi rrjetën për 2-3 dhe e bëri këtë takim një “dramë” në vete.

Goli i shënuar nga Fred

Teksa, për epilogun përfundimtar, Leeds 2-4 Manchester u përkujdes Elanga, dy minuta para përfundimit të takimit.

Pas kësaj fitore, Manchester United gjendet në vendin e katërt, me 46 pikë të grumbulluara.

17-të më pak se Manchester City që është lider.

Në anën tjetër, Leeds gjendet në vendin e 15-të, me 23 pikë të grumbulluara. /Shqip.com