Juventusi është ndaluar nga Torino i Vojvodës

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” ndërmjet Juventusit dhe Torinos ka përfunduar pa fitues.
Skuadra e Mërgim Vojvodës ndali “Zonjën e Vjetër” në një barazim 1:1.
Të parët në epërsi dolën skuadra e Massimilani Allegrit, me golin e Matthijs de Ligt, i cili gjeti rrjetën pas asistimit të Cuadrados.
Me epërsinë minimale të Juventusit u mbyll edhe pjesa e parë.
Por, mysafirët gjetën golin e barazimit me anë të Andrea Belotti, i cili në minutën e 62-të shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Ndeshja ishte mjaft e barabartë me të dyja skuadrat që patën nga tri goditje në kuadratin e portës.
Por Torino e dominoi posedimin e topit.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti Vojvoda, që pati një paraqitje mjaft të mirë.
Lojtari i ndeshjes pa dyshim ishte qendërmbrojtësi holandez.
Pas këtij barazimi Juventusi mbetet në vendin e katërt me 47-të pikë, kurse Torino është në vendin e 10-të me 33 pikë të grumbulluara./Shqip.com