Sport Ndërkombëtar

Diego Jota mungon kundër Norwichit

Sulmuesi, Diogo Jota do të humbasë ndeshjen e Liverpoolit kundër Norwich City, për shkak të një lëndimi.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri Jurgen Klopp, i cili ka shtuar se nuk është i sigurt për shkallën e dëmtimit të futbollistit.

“Ai nuk do të jetë i disponoheshim këtë fundjavë, por shkalla e lëndimit ende nuk është e qartë. Kemi nevojë për vlerësim të mëtejshëm. Është diçka me disa ligamente brenda dhe rreth kyçit të këmbës”, tha ai.

Jota u largua në pjesën e parë gjatë fitores 2-0 të Liverpool ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, për shkak të një lëndimi në këmbë.

Tani, ai nuk do të përballet me Norwich të shtunën pasdite.

Jota ka qenë në formë të shkëlqyer për Liverpoolin, duke gjetur vazhdimisht rrjetën ndërsa Mohammed Salah dhe Sadio Mane ishin në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Lojtari portugez ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje, duke përfshirë një dy gollesh për të dërguar Liverpoolin në finalen e Carabao Cup, ku do të luajë me Chelsean në Wembley më 27 shkurt./Shqip.com