Rozë

Pak para finales së madhe të “Big Brother VIP”, Arbana dhe Lori marrin surprizën e bukur

Lori Hoxha dhe Arbana Osmani

Sonte do të shpallet fituesi i BVV.

E për këtë në rrjetë social kanë filluar diskutime të shumta për surprizat që do të bëhen për finalistët e këtij edicioni.

Por, surpriza siç duket ka edhe për persona të tjerë.

Kjo pasi para spektaklit Ledion Liço ka vendosur të surprizojë Arbana Osmanin dhe Lori Hoxhën.

Ai u ka dërguar të dyjave buqeta me trëndafila të bardhë dhe nga një pusullë.

“Për ca kohë e kisha humbur besimin tek televizioni, por ti e riktheve plotësisht! Të uroj pak fat sot, ti nuk ke nevojë për shumë sepse tashmë (Big Brother) është bërë “Albanian superboël”. Puthje, përqafime”, i ka shkruar Ledioni Lorit.

Nga ana tjetër, Arbanës ai i ka shkruar: “Pana urime për këtë sezon fantastik dhe paç fat sonte! Përqafime”.

Ndryshe, fituesi i këtij edicioni do të fitojë 100 mijë euro./SHQIP.com