Kosova në mars përballet me Burkina Fason

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Burkina Fason në mars.
Takimi me Burkina Fason do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë.
Kombëtarja e Burkina Fasos pak ditë më parë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s.

Kosova ka luajtur kundër Burkina Fasos miqësore edhe në mars të vitit 2018-të dhe atë takim kombëtarja jonë e kishte fituar me rezultat 2:0.
Përveç se me Burkina Fason, Kosova do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore kundër Zvicrës që zhvillohet në Zurich me 29 mars.
Kosova në gjashtë ndeshjet e fundit nuk ka fitore, me katër humbje dhe dy barazime.
Për “Dardanët” këto ndeshje janë si parapërgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Liga e Kombeve fillon në qershor dhe Kosova do të përballet me Greqinë dhe Irlandën e Veriut./Shqip.com
