25 pacientë kaluan koronavirusin por kthehen prapë në spital pësuan dëmtime të rënda në mushkëri

25 pacientë të cilët kanë kaluar koronavirusin janë shtrirë prapë në spital shkaku i dëmtimeve që kanë pësuar në mushkëri.
Në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë janë të shtrirë 66 pacientë të cilët kanë probleme kronike të mushkërive.
Ndërkaq kërkesat për hospitalizim janë në rritje.
Flamur Marku, doktor në Pulmologji deklaron se ata kanë probleme me mungesën e hapësirave pasi klinika është e mbushur me pacientë.
“Në fakt ne nuk kemi të shtruar pacientë me covid pozitiv sepse ata tani trajtohet në klinikën infektive derisa ka vende atje. Ne kemi 25 raste post-covid. Klinika e mushkërive është e mbushur me 66 pacientë si pasojë e komplikimit qoftë pneumoni apo edhe sëmundje kronike të mushkërive apo kancer të mushkërive”
“Problemin më të madh i kemi hapësirat, numrin e kufizuar të vendeve për shkak se kërkesat për hospitalizime dhe komplikime të mushkërive janë shumë më të mëdha sesa kapacitet e hospitalizimit që i kemi ne. I gjithë problem është numri i vendeve sepse për kapacitetet tjera bëhet punë e madhe”, ka thënë Marku. /Shqip.com