Sigal Prishtina arrinë marrëveshje me basketbollistin nga Liga e Kroacisë
Publikuar:
(31.07.2021 14:31:46)

Sigal Prishtina ka zyrtarizuar edhe transferimin e Jan Palokaj, shkruan Shqip.com.
Lajmin për transferimin e basketbollistit e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.
Palokaj së fundmi ka luajtur për dy sezone tek skuadra kampione dhe fituese e Kupës së Kroacisë, Zadar.
Ai poashtu ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të përfaqësueses Kroate, derisa ai luan në pozitat 2-3.
20-vjeçari së shpejti do t’i bashkohet skuadrës nga kryeqyteti.
Ai ka filluar karrierën e tij si basketbollist profesionist që nga vitit 2016, derisa është aktivizuar për skuadrat kroate si: Zagreb, Bosco dhe së fundmi ishte pjesë e Zadar./Shqip.com