Sport Ndërkombëtar

Dortmund deklasohet në shtëpi

Foto: AFP

Ekipi gjerman, Dortmund ka pësuar humbje të thellë 2 me 4 në shtëpi ndaj ekipit skocez, Rangers.

Mysafirët e shijuan jashtëzakonisht shumë takimin në “Signal Iduna Park” që ishte i mbushur me vetëm 10 mijë shikues.

Ata e filluan serinë e golave në minutën e 38-të pas saktësisë së James Tavernier nga pika e bardhë.

Alfredo Morelos u përkujdes 3 minuta më vonë që të shkojnë në pushimin mes dy pjesëve me 2 gola diferencë.

E në pjesën e dytë, Rangers iu deshën vetëm 3 minuta që ta thellojnë epërsinë me golin e John Lundstram, i cili me një goditje të bukur thelloi dëshpërimin e ekipit gjerman.

Por, vetëm 2 minuta më vonë një kombinim i bukur mes Raphael Guerreiro e Jude Bellingham i ktheu vendasit në lojë.

Loja e dobët u dëshmua prapë vetëm 3 minuta më vonë kur pasimi i Morelos në zonën e 16-të u devijua për ta bërë atë lojtarin e ndeshjes që u përfshi në 3 gola.

Raphael Guerreiro gjuajti bukur për të zbutur epërsinë në 2-4 minutën e 81-të, me të cilin rezultat edhe u mbyll ndeshja.

Rangers janë me një këmbë në të 1/16 e finales para ndeshjes së dytë që do ta zhvillojnë si vendas sot një javë./SHQIP.com