Sport Ndërkombëtar

Aguero: Messi po luan mirë, por po e “vrajnë” mediat franceze

Messi dhe Aguero

Leo Messi po vazhdon të ketë vëmendjen mediatike – në sportin evropian.

Shumë analista – e kanë kritikuar se nuk po kalon formë të mirë – në këtë sezon.

Por, njëjtë nuk mendon edhe shoku, i tij i fëmijërisë – Kun Aguero, i cili tha se mediat franceze janë duke e “dëmtuar” Messi, pasi sipas tij, ai po luan mirë.

“Leo luajti mirë, thyente linjat. Nuk e them sepse është shok, por sepse pati një performancë të mirë. Ishte i mirë dhe shumë aktiv. Në Francë po e “vrajnë” revistat dhe gazetat. Ata janë budallenjë”. tha Aguero.

Tutje, Aguero tha se ka refuzuar një intervistë për mediat franceze, vetëm për shkak se e mbështetë Leon.

“Kisha planifikuar një intervistë me një revistë franceze, por thashë: ‘Jo, sepse mbështes Leo Messin. Periudha. Pra, lamtumirë, shihemi së shpejti – sepse tani jam i zemëruar”, shtoi Aguero.

4 Barcelona players to watch in Copa America 2021 - Page 3
Messi dhe Aguero – foto nga e kaluara

Aguero dhe Messi kishin luajtur së bashku për grumposhat e Argjentinës dhe në ekipin A.

Teksa, në afatin kalimtar të verës – Kun ishte bashkuar me Barcen dhe u mendua se dyshja – do të luanin përsëri së bashku.

Por, diçka e tillë nuk ndodhi. Fillimisht, Leo u largua nga Barcelona, kurse më pas Aguero u detyrua të tërhiqej nga futbolli për shkak të problemeve kardiake.

Lionel Messi: How Sergio Aguero reacted to Barcelona exit
Messi dhe Aguero – foto nga e kaluara

Messi ka zhvilluar gjithesj 21 ndeshje me parisienët, teksa ka regjistruar shtatë gola dhe shtatë asistime. /Shqip.com