Aubameyang – mund të luaj si startues ndaj Napolit

Pierre-Emerick Aubameyang është 100% gati të luajë në ndeshjen e së entjes, kundër Napolit në kuadër të Eurpaligës.
Këtë e konfirmoi – trajneri, Xavi Hernandez, gjatë konferencës për media.
Sulmuesi ka bërë dy paraqitje si zëvendësues për Barcelonën që nga transferimi prej Arsenalit si lojtar i lirë, duke mos qenë startues në asnjë ndeshje që nga 2 dhjetori i vitit të kaluar.
“Aubameyang është i mirë, dhe ai trajnohet me të vërtetë mirë. Ai është një lojtar që mund të bëjë diferencë, funksionon mirë në hapësira dhe bënë vrapime të mira brenda fushës. Ka bërë paraqitje të mira viteve të fundit. Unë jam i lumtur me të, ai është duke punuar pozitivisht në grup, dhe është shumë profesional”, tha Xavi.

Kjo është ndeshja e parë e Barcelonës – nën nivelin e Ligës së Kampionëve që nga Kupa Uefa 2003/2004. Barcelona ra në Ligën e Evropës pasi dështoi në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2000.
“Objektivi kryesor për këtë stinor është të sigurojmë Ligën e Kampionëve vitin tjetër dhe për këtë janë dy mundësi – të përfundojmë në top 4 më të mirët në La Liga po të fitojmë Ligën e Evropës.
Është një garë evropiane dhe na nevojiten fansat. Ne jemi duke pritur një ndeshje shumë të mirë dhe dëshirojmë të shkojmë aq sa mundemi”. Ndwrsa trajneri i Napolit Spalletti u deklarua: “Nëse ne dëshirojmë të fitojmë garën dhe t’ia dedikojmë trofeun qytetit, duhet të jemi gati për të gjithë. Ne nuk mund të vendosim kundër kujt do luajmë dhe kur”, shtoi gjithashtu Xavi.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70472222/1368399088.0.jpg)
Fituesit nga dy ndeshjet në këtë fazë – që është fazë e re e garës – do të shkojnë për në 16 të fundit dhe përballen me një ekip që fitoi grupin e tij në Ligën e Evropës. Xavi po ashtu tha se “loja do t’i kushtohet Maradonës.” Diego Maradona luajti për të dy ekipet.
Napoli e riemëroi stadiumin në Stadiumi Diego Armando Maradona. Përjashtuar kupat italiane, 3 trofetë kryesorë Napoli i fitoi gjatë 7 sezoneve të Maradonës në këtë klub – dy tituj të Series A dhe një kupë Uefa.
Ata janë vetëm dy pikë larg kreut të tabelës këtë sezon. Napoli gjendet në pozitën e tretë me 53 pikë, një larg Interit që gjendet në të dytën dhe dy larg Milanos që i prin tabelës, ndonëse me Milanon kanë nga një ndeshje më shumë. /Shqip.com