Sport Ndërkombëtar

Atletico Madrid mposhtet nga vendi i fundit – në La Liga

Diego Simeone

Në letër ishte vetëm një ndeshje e radhës.

Atletico Madrid pritej që do ta përmisonte golaverazhin kundër Levantes.

Por, në fushën e gjelbër ndodhi e kundërta.

Kampionët e Spanjës kanë pësuar humbje 0-1, nga Levante – që renditet e fundit në futbollin elitar të Spanjës.

Golin e parë dhe të vetëm në këtë takim e realizoi Gonzalo Melero, kur po zhvillohej minuta e 54-të.

U prit një kundërpërgjigje nga vendasit, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Goli i shënuar nga Levante

Mysafirët ishin të pathyeshëm në repartin e mbrotjes – duke mos lejuar – që porta e tyre të preket.

Me këtë humbje, madrilineët e bëjnë edhe një hap të madh në “luftën” për titull në Spanjë.

“Los Colchoneros” tashmë kanë grumbulluar vetëm 39 pikë. 15-të më pak se Real Madrid që është lider.

Madje, ekipi i udhëhequr nga Diego Simeone gjenden jashtë zonës që siguron një biletë për në Ligën e Kampionëve, pasi poziciohen në vendin e pestë.

Në anën tjetër, Levante përkundër fitores mbetet në vend të fundit, me vetëm 14 pikë.

Për këtë skuadër, kjo ishte vetëm fitorja e dytë në këtë kampionat, krahas tetë barazimeve dhe 14-të fitoreve. /Shqip.com