Lajme

Qendrat e vaksinimit anti-COVID’19 në Kosovë nuk do të punojnë me 17 shkurtit

Vaksinimi anti-COVID'19.

Qendrat e Vaksinimit kundër Coronavirusit në Kosovë nuk do të punojnë gjatë ditës së enjte, me datën 17 shkurtit 2022, pasi që shënohet Dita e Pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në Facebook.

“Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë”, thuhet në njoftim.

MSH gjithashtu ka bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë./Shqip.com