Tahiri zë vendin e 37-të në disiplinën e sllallomit

Skitari, Albin Tahiri, ka zënë vendin e 37-të në disiplinën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Skitari ynë ishte i 44-ti në lëshimin e parë, ku morën pjesë 88-të garues.
Albini këtë garë e përfundoi në një kohë prej 1 minutë e 04.1 sekondë.
Ndërsa, në garën e dytë bëri ngritje, falë edhe largimit nga shtegu të disa prej garuesve.
Në total morën pjesë 88 garues, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 45 sosh.
Koha e tij pas dy lëshimeve ishte: 2 minuta e 02.94 sekonda, duke e zënë kështu vendin e 37-të në renditje.
Me sllallomin e sotëm, përfundojnë të gjitha garat për skitarët tanë, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, në Lojërat Olimpike Pekini 2022.

Albini gjatë këtyre Lojërave Olimpike garoi në katër disiplina.
Në lëshim ishte i 35-ti, në kombinim alpin i 15-ti, në sllallom të madh i 30-ti.
Nga ana tjetër, Kiana garoi në sllallom të madh dhe doli e 49-ta.
Kryeziu gjatë këtyre Lojërave Olimpike është bërë garuesja e parë femër që përfaqëson Kosovën./Shqip.com