Kreu i Sindikatës së Policëve: Mbi një mijë policë kanë dhënë dorëheqje, një pjesë po presin për viza

Një mijë e 108 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje dhe një pjesë prej kanë aplikuar për viza që nga themelimi i Policisë së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur, kreu i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, para Komisionit për Siguri, që sipas tij kjo është shqetësuese.
“Është shqetësuese puna e policëve që kanë lëshuar punën dhe ka indikacione që do të vazhdojë kjo dukuri për shkak se sigurisht ata e kanë arsyen sepse po gjejnë më mirë. Nuk e kam një statistikë por informacione të pakonfirmuar ka shumë zyrtarë policorë kanë aplikuar për viza dhe janë duke pritur, dhe kjo më të vërtetë është shqetësuese”, theksoi ai.
Zeqiri gjithashtu ka bërë të ditur se rreth pesë mijë zyrtarë të Policisë, kanë adresuar padi në gjykatë për mosrealizimin e çështjes së shujtave.
“Shujta dhe shpërblimi për çdo vit, ka qenë e rregulluar, por nuk është e realizuar asnjëra prej tyre. Për shpërblimin prej një page, thuhet shumë qartë se të gjithë ata pjesëtarë të Policisë që nuk e kanë ndonjë masë disiplinore, iu tako një shpërblim për fundvit i një page ekuivalente”, deklaroi Zeqiri para Komisionit për Siguri.

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës Projektligjin për pagat dhe koeficientin e vendosur e konsiderojnë të papranueshëm.
Zeqiri, deklaroi se koeficienti i pagës së policit është diskriminues, bazuar në draftin e koeficienteve që po punohet nga Ministria e Brendshme./Shqip.com