Sport Ndërkombëtar

Sot – 12-të vite më parë – fenomeni i vari këpucët

Ronaldo

Fenomeni – ishte nofka që ia kishin vënë.

Për shumë njerëz – ai zë vend në majat e futbollit.

Ronaldo Luís Nazário de Lima ishte përshëndetur me futbollin – me 14 shkurt të vitit 2010.

Pra, 12 vite nga sot.

Brazil icon Ronaldo opens up on his reputation compared to namesake  Cristiano Ronaldo - Daily Star
Ronaldo – sa ishte pjesë e Real Madrid

Ani pse luajti në Barcelonë dhe Real Madrid, te Interi dhe te Milani – urretja ndaj tij ishte thuajse e pamundur.

Lëndimet e pësuara në gju – e penguan, por asnjëherë nuk ja humbën lavdinë.

“Katër vjet më parë në Milano mësova se vuaja nga një problem që quhet hipotiroidizëm, një ankesë që ngadalëson metabolizmin tënd dhe që për ta kontrolluar atë duhet të marr ilaçe që konsiderohen të paligjshme në futboll.

Shumë njerëz duhet të ndihen keq për komentet e tyre për peshën time: Unë thjesht doja ta shpjegoja këtë, tani që kam arritur në fund”, kishte thënë Ronaldo në fjalimin e tij lamtumirës.

Você lembra o motivo de Ronaldo Fenômeno ter se transferido para a Inter?
Ronaldo – sa ishte pjesë e Interit

Kjo ditë – mbetet një vulë e pashlyshme në botën e futbollit brazilian dhe atij botëror.

Tashmë, Ronaldo zotëron dy klube: Real Valladolid dhe Cruziero.

Pra, është larguar nga fusha e gjelbër – por jo edhe nga futbolli.

Sukseset më të mëdha që ka pasur në karrierë:

1997 & 2002 Topi i Artë.

Kupa e Botës 1994 dhe 2002.

1997 & 1999 Copa América.

1996, 1997 dhe 2002 – FIFA Futbollisti më i mirë i Vitit.

2003 & 2007 La Liga.

UEFA – 1997.

UEFA – 1998.

Kupa Ndërkontinentale 2002.

Këpuca e Artë Evropiane 1997.

2002 golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës.

62 gola në 98 ndeshje për Brazilin. /Shqip.com