Ekonomi

Kurti takohet me Vickers, u bisedua për krijimin e një mjedisi më tërheqës për investitorët

Emisari për tregti i Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Emisari për tregti i Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ku u bisedua për krijimin e një mjedisi më tërheqës për investitorët përmes veprimit kundër korrupsionit dhe futjes së Ligjit për Gjykatën Tregtare.

Këtë përpjekje për krijimin e një mjedisit më tërheqës për investitorët, emisari për tregti i Mbretërisë së Bashkuar, Vickers, e ka vlerësuar.

Albin Kurti dhe Martin Vickers

“Ata gjithashtu diskutuan sektorët strategjikë të ekonomisë ku ka potencial për firmat britanike për të hyrë në treg dhe idetë se si të maksimizojnë potencialin e diasporës kosovare në Britani”, thuhet në njoftim./Shqip.com