Tre të lënduar nga një aksident mes tri veturash në Rixhevë të Klinës
Publikuar:
(14.02.2022 10:30:09)

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në fsharin Rixhevë të Klinës.
Lajmin për Shqip.com e kanë konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës.
“Aksidenti ka ndodhur reth orës 09:25 në fshatin Rixhevë-Klinë, janë përfshirë tri vetura ndërsa janë lënduar tre persona”, thuhet në përgjigjen për Shqip-in.
Në vendin e ngjarjes shihen tri vetura, dy të tipit Mersedes dhe një BMW të cilat janë përfshirë në aksident.
Shqip.com ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.