Lajme

Vdes oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skënder Haliti

Oficeri i lartë i FSK-së, Skender Haliti dhe ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha

Ka ndërruar jetë oficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skënder Haliti.

Lajmin për vdekje e tij e kanë dhënë kolegët dhe familjarët e të ndjerit.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ndjehet thellësisht i tronditur me lajmin për për ndarjen e papritur nga jeta të bashkëluftëtarit, kolonelit Skënder Haliti.

“Skënderin e njoha në ditët e vështira të luftës për liri, bashkë kaluam në shumë beteja, pastaj bashkë vazhduam në TMK dhe e kisha bashkëpuntor edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ai ishte burr i fjalës, i urtë dhe një mik i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Berisha.

Rrustëm Berisha i ka shprehur ngushëllime më të përzemërta familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe bashkëvepruar me të ndjerin.

“Veprat e mikut e bashkëluftëtarit tonë, Skender Halitit do ti kujtojm gjithmonë e me shumë krenari”, ka shkruar ai./Shqip.com