Loriana Kuka e “kap” finalen

Vetëm një hap larg nga triumfi.
Loriana Kuka është kualifikuar në finale të “European Open” që po mbahen në Sarajevë.
Xhudistja nga Kosova ka mposhtur në gjysmëfinale kroaten Petrunjela Pavic me Wazzari.
Ani pse ishte një përballje tejet e vështirë në letër, Kuka nuk u dorëzua dhe arriti që të dalë fituese.
Në finale, ajo do të përballet me italianen Linda Politi, ndaj të cilës e kërkon vetëm fitoren.
Paraprakisht – në çerekfinale ajo e kishte mposhtur me Ippon – holandezen Lieke Derks.
Kurse, në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli.
Kuka – garon në kategorinë -78 kilogramë dhe fitimi i kësaj gare do ishte një sukses tejet i madh për të dhe një dëshmi e radhës se xhudistet po janë ambasadoret më të mira të Kosovës – në botë./Shqip.com