“Pa vend” përzgjedhet edhe në festivalin numër një të filmit të shkurtër në Skoci
Publikuar:
(12.02.2022 14:58:53)

Filmi kosovar “Pa Vend”, shënon edhe suksesin e radhës.
Filmi me regji të Samir Karahodës, është përzgjedhur në festivalin numër një të filmit të shkurtër në Skoci.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e filmit.
Kjo do të jetë edhe premiera skoceze për ‘Pa vend’. Kurse, festivali do të mbahet nga 23-27 mars në Glasgoë, Skoci.
Ky film, tregon rrëfimin e një grupi entuziastësh që me çdo kusht donin ta mbanin gjallë sportin e pingpongut në Kosovë. Filmi ka arritur të jetë pjesë e festivaleve më të mëdha të filmit në botë.