Kylie Jenner zbulon emrin e foshnjës së saj
Publikuar:
(12.02.2022 10:35:21)

Nuk kanë kaluar shumë kohë nga lajmi që Kylie Jenner ka lindur një djalë.
Pas këtij lajmi shumë nga fansat e saj dhe familjarët e uruan atë dhe babin e foshnjës, reperin Travis Scott.
E mbrëmë, modelja e njohur bëri të ditur dhe emrin e djalit të saj.
Përmes një postimi në InstaStory, Jenner bëri të ditur se emri i djalit të saj është Wolf Webster.

Ky emër u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga fansat e modeles.
E sa i përket Kyliet, ajo duket se nuk është shumë aktive në rrjetet sociale kohëve të fundit, e shumë njerëz thonë se shkak kryesor mund të jetë familja e saj dhe shtimi i ri në familje. /SHQIP.com