Lajme

Aksident në Podujevë, dy të lënduar

Foto e ilustruar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e njën aksidenti trafiku që ka ndodhur të premten në fshatin Lupç të Podujevës.

Aksidenti ka ndodhur ndodhur rreth orës 18:00 dhe në të janë përfshirë dy automjete.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy person kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Ai ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 30 me të lënduar dhe 49 me dëme materiale./SHQIP.com